Përballje

Mbappe i pandalshëm, PSG afrohet me kreun


Paris Saint-Germain ishte e para nga katër skuadrat në luftë për titull që zhvilloi ndeshjen e saj këtë fundjavë në Ligue 1.

Parisienët udhëtuan për tu përballur me Dijon-in e vendit të fundit.

Në asnjë moment nuk u diskutua fitorja e skuadrës së Pochettino-s, e cila triumfoi me rezultat 0-4.

Shifrat u zhbllokuan vetëm pas gjashtë minutave, me anë të Moise Kean, i cili u ngjit në shifrën e 11 golave në Ligue 1.

Golat tjerë erdhën nga këmbët e të jashtëzakonshmit, Kylian Mbappe, i cili po kalon nëpër një formë jetësore.

Francezi shënoi njëherë nga penalltia në pjesën e parë dhe pastaj një gol me të majtën në pjesën dytë, duke arritur kështu në shifrën e 18 golave në kampionatin francez.

Ndeshjen e mbylli portugezi Danilo, i cili gjeti rrjetën për herë të parë me fanellën e Paris Saint-Germain.

Ndeshja përfundoi me këtë rezultat, me PSG që ngjitet në vendin e dytë me 57 pikë, një më pak se Lille, tre më shumë se Lyon e pesë më shumë se Monaco.

Të tre këto skuadra do i zhvillojnë ndeshjet e tyre të dielën, në ditën e fundit të shkurtit:

Monaco pret Brest-in në principatë, Lille pret Starsbourg-in, kurse Lyon zhvillon derbin e javës në “Velodrome” si musafir i Marseille-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore