Sport

Mbappe historik, Barcelona në nivelin e tyre më të ulët


Mënyrë më të mirë për tu shfaqur si lider, se sa të shënosh tre golësh në Camp Nou, nuk ka.

Ishte nata që Kylian Mbappe ishte në sytë e të gjithëve, dhe francezi nuk zhgënjeu.

Në “Camp Nou” u zhvillua ndeshja e parë e raundit të 1/16 mes Barcelona-s dhe Paris Saint-Germain.

Ndeshja filloi me një dominim të francezëve, por Barcelona shënoi me Messi-n nga pika e bardhë në minutën e 27.

Vendasit qëndruan në epërsi vetëm pesë minuta, sepse në të 32-ën, Mbappe do barazonte shifrat.

Pjesa e parë do mbyllej me ato shifra.

Në të dytën, Barcelona ngeli totalisht jashtë lojë.

Brenda pesë minutave, në të 65-ën dhe 70-ën, Mbappe dhe Kean gjunjëzuan totalisht katalanasit, duke dërguar rezultatin në 1-3.

Ylli i mbrëmjes, Mbappe, në të 85-ën kompletoi tre golëshin e tij dhe në këtë mënyrë mbylli ndeshjen 4-1 në favor të francezëve.

Barcelona turpërohet përsëri në evropë, këtë rradhë nga Paris Saint-Germain.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore