Art&dizajn

Mbajtëse të pasigurta vezësh


Projektuesi industrial Liang-Jung Chen ka realizuar një projekt me dymbëdhjetë mbajtëse vezësh të pasigurta për të eksploruar konceptin e cënueshmërisë.

Projekti i titulluar “The Egg Rack Made a Disclaimer”, u prezantua në ekspozitën e Error22 Gallery në Tainan, Taiwan.

“Vezët varen nga tavani, ekuilibrohen në majë të tjerrave dhe grumbullohen njëra mbi tjetrën në një seri kontraksionesh qëllimisht të rrezikshme”, ka përshkruar projektin e guximshëm Dezeen, faqe kushtuar arkitekturës dhe dizajnit.

Dymbëdhjetë mbajtëset e vezëve ishin projektuar që të viheshin në lëvizje për të provuar kufijtë e qëndrueshmërisë së tyre. Dezeen tregon se mbajtësit ngjanin si skulptura abstrakte të përbëra nga materiali i drurit, akrilikut ose metalit.

“Duket e çuditshme se si ato janë industrializuar. Sidoqoftë, cilësia e lëvozhgës së brishtë mbetet e njëjtë”, thotë Chen.

Ekspozita e Chen shërben si një lloj eksperimenti shoqëror i cili shërben për të matur reagimet e njerëzve dhe kuptimet kontradiktore që do gjeneroheshin.

“Vezët janë të shenjta. Ato janë inkubatorë të jetës së re. Brishtësia e tyre është një mjet për të kërkuar vëmendjen dhe kujdesin e duhur nga prindërit”, është shprehur Chen për Dezeen.

Një nga momentet më interesante e ekspozitës ka qenë thyerja e vezëve nga pjesëmarrësit për të cilët projektuesi shprehet se dëshironte t’i ofronte ndjenjën e fajit ngjashëm sikur të kishin lënduar dikë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore