Shqipëria

Gjykata vendos masën “arrest me burg” ndaj Ardjan Çapjas


Gjykata vendosi sot më 1 prill, masën e sigurisë “arrest me burg” për Ardian Çapjan, në ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.

Masa u pranë këtij ambienti për arsye se Çapja ndodhet i shtruar në spital, pasi shfaqi disa probleme shëndetësore.

Një ditë më parë, 31 mars, Komisioni i Posaçëm, ka miratuar mbrojtjen fizike për prokurorin e Elbasanit, Ritvan Sukaj.

Sukaj firmosi fletën e arrestimit për Ardian Çapjen.

Arrestimi Çapjas

Më 29 mars forcat RENEA, Drejtoria  Vendore e Policisë Elbasan dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Krasta 2021”.

Gjatë operacionit u bë e mundur arrestimi i Ardian Çopjas alias Çapja, 53 vjeç, banues në Elbasan si dhe u shpall në kërkim shtetasi, Florenc Çapja, 40 vjeç, banues në Elbasan.

Të dy shtetasit, si ai i arrestuari dhe ai i shpallur në kërkim, janë të dyshuar si autorët e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në vitin 2012, ku mbetën të vrarë Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri (babë e bir).

Gjatë kontrollit në banesën e Ardian Çopjas, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov.

Ndalimi i 53-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 40-vjeçarit u bë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore