Shqipëria

MB: Zyrat e aplikimit për ID dhe pasaportë biometrike të hapura dhe ditën e shtunë


Ministria e Brendshme (MB) mëngjesin e 27 shkurtit ka njoftuar se të gjitha zyrat për aplikimin për kartë identiteti (ID) dhe pasaporta biometrike, do të jenë të hapura edhe gjatë ditës së shtunë.

MB-ja dhe Drejtoria e Përgjitshme e Gjendjes Civile (DPGJC), fton të gjithë qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së ID-ve, mund të kryejnë të gjitha procedurat për rinovimin e tyre.

ID-ja është e domosdoshme pasi me të përfitohen shërbime online dhe fizike. Gjithashtu është e rëndësishme pasi pa të nuk mund të votosh në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Të cilat do të zhvillohen më 25 prill 2021.

DPGJC-ja thekson faktin se ri-aplikimi për ID mund të bëhet në çdo zyre, pavarësisht vendbanimit.

Procedura është e tillë, mjafton të blesh një kupon pranë çdo zyre postare në Shqipëri. Më pas më këtë kupon duhet të paraqitesh pranë zyrave të aplikimit për ID.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore