Aplikacione

MB/ Uber përballë vendimit të Gjykatës


Kompania Uber do t’i riklasifikojë drejtuesit e saj, në Mbretërinë e Bashkuar si punëtorë. Kështu ajo ka rënë dakord me vendimin e fundit e Gjykatës, e cila kërkonte një gjë të tillë.

Vendimi do të thotë se afërsisht 70 mijë shoferë do të kenë për herë të parë të drejtën e pagës dhe do të përfshihen në një skemë pensioni.

Nisma  u ndërmor fillimisht nga anëtarët e Uber-it që iu drejtuan gjykatës.

Uber-i do të sigurojë që shoferët të fitojnë të paktën pagën minimale ligjore, pas shpenzimeve, për kohën që u caktohet udhëtimeve – por nuk do të përfshijë asnjë shpenzim me një klient që nuk janë përputhur në aplikacion.

Kompania mund të përballet me sfida të reja ligjore rreth interpretimit të vendimit të Gjykatës Supreme për periudhat kohore për të cilat shoferët duhet të marrin pagën minimale për orë.

Uber argumenton se nuk do të ishte e mundur të paguante shoferët për pagën minimale ligjore në Mbretërinë e Bashkuar – për të gjithë kohën e kaluar në internet, përveç nëse vendos caktime të ngurta ose zvogëlon në mënyrë drastike numrin e shoferëve që lejoi të hyjnë në aplikacion .

Që kur nisi aktivitetin, Uber është përballur vazhdimisht me rregullatorë të vendeve të ndryshme të cilët kanë kërkuar ndryshimin e modelit të biznesit.

Uber është një aplikacion nga ku çdo person mund të shohë profilin e shoferit, markën e makinës së tij dhe  mund të japë vlerësimin e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore