Lajme

Britania kërkon falje për diskriminimin historik ndaj LGBT+


Shefi i shërbimit të inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar (MB), ka kërkuar falje publike të premten, për diskriminimin historik ndaj lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transgjinorëve (LGBT +).

Ai,  kërkoi falje për ngjarjet që kanë ndodhur në agjencitë e spiunimit para vitit 1991.

MB-ja dekriminalizoi aktet homoseksuale midis burrave në 1967-ën, por agjencitë e saj spiunuese refuzuan të punësojnë oficerë homoseksualë, sepse ata besonin se do të ishin të ndjeshëm ndaj shantazheve.

“Deri në 1991-in, të qenit haptazi LGBT +,  në agjenci do të bënte që ju të humbnit punën tuaj,” tha Richard Moore, shefi i Agjencisë së Inteligjencës Sekrete (SIS).

Moore theksoi se politika të tilla të gabuara, i kishin privuar talentet nga shërbimet spiunuese.

“Të tjerët që u bashkuan në periudhën pas 1991-it u bënë të ndihen të padëshiruar,” tha Moore.

Shërbimet famëkeqe të spiunazhit si, SIS dhe Shërbimi i Sigurisë MI5,  janë përpjekur që të paraqesin një imazh shumë më të hapur dhe të ndriçuar në lidhje me këtë aspekt.

Pavarësisht rregullave diskriminuese të mëparshme, disa nga personazhet më të famshëm në historinë e inteligjencës britanike ishin homoseksualë, përfshirë Guy Burgess, një oficer dhe diplomat i MI61.

Ai ishte dhe agjent sovjetik, anëtar i unazës spiune të Cambridge Five që operoi nga mesi i viteve 1930 deri në vitet e para të epokës së Luftës së Ftohtë.  Dezertimi i tij në Bashkimin Sovjetik, bashkë me shokun Donald Maclean, çoi në një prishje serioze të bashkëpunimit të inteligjencës angleze me atë amerikane, dhe shkaktoi përçarje mes tyre.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore