Shqipëria

MB: Forcat e Armatosura në gadishmëri


Stuhi të tilla bore që rrallë përfshijnë Ultësirën perëndimore kanë shkaktuar probleme në aksin Lezhë-Milot.

Ministria e Mbrojtjes (MB) ka bërë te ditur përmes një njoftimi në median sociale “Facebook” se Forcat e Armatosura janë angazhuar menjëherë për të ndihmuar sadopak lehtësimin e situatës.

“Një mjet çisternë i Forcat Armatosura (FA) ka mbërritur për të furnizuar mjetet e mbetura pa karburant, ndërkohë që trupat Komando po ndihmojnë edhe me krahë zhvendosjen e makinave të bllokuara”, njofton ministria.

Si pasojë e reshjeve të borës, më 13 shkurt ka pasur bllokim të aksit rrugor Elbasan- Librazhd. Në vendngjarje ishin forca të Policisë së Shtetit dhe firma kontraktore, të cilat kanë punuar për normalizimin e situatës. Nga informacioni i marrë më 14 shkurt aksi rrugor është i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë.

Forcat e Armatosura në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë rritur gatishmërinë në të gjithë vendin për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Aktualisht trupat dhe mjetet e FA janë të angazhuara në zonën e Nënshkodrës për të ndihmuar lëvizjen e qytetarëve në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç, të prekura nga përmbytjet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore