Auto

Mazda CX-30, me hapësirë të re


Modeli i ri i makinave Mazda, CX-30, nëpërmjet lartësisë së shtuar të kabinës dhe hapësirës së brendshme siguron rehati gjatë udhëtimeve.

“CX-30 u krijua për të qenë i lehtë për t’u ngarë”, dallon Mazda, duke e sugjeruar makinën për familje të cilat udhëtojnë shpesh.

CX-30 është një ndërthurrje mes përmasave të SUV-së dhe stilit Kodo të Mazda-s.

“Ne krijuam CX-30 për të qenë një partner thelbësor në jetën e përditshme të klientit”, tha Akira Marumoto, CEO e kompanisë Mazda.

Motori standard i CX-30 është 2.5 litërsh me katër cilindra me 186 kuaj fuqi.

Përmasat e makinës janë të përafërta me një SUV të vogël. Kjo i jep përparësi për të manovruar në rrugë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore