Sport

Max Holloway: “Unë jam boksieri më mirë në UFC”


Mbrëmjen e të shtunës (16 janar), në edicionin e 257-të të UFC-së, Max Holloway tejkaloi çdo parashikim duke e dominuar Calvin Kattar.

90 sekonda larg përfundimit të ndeshjes, Max Holloway zhvendos fokusin e tij larg kundërshtarit Calvin Kattar dhe i drejtohet ekipit të transmetimit, i cili ishte pozicionuar pak metra larg oktagonit:

“Unë jam boksieri më i mirë në UFC!”

Sa i përket këndvështrimit të një prej mediave veterane të boksit, ABC, që prej 1940-ës në fakt, “Holloway dëshmoi se është më shumë se i aftë”.

Ish kampioni i peshave pupël, Holloway, mbetet një ndër luftetarët më të dekoruar të UFC-së ne artet marciale mikse.

Në 14 shtator 2019, Alexander Volkanovski sfidoi kampionin e asaj kohe, Holloway, dhe fitoi një ndeshje me vendim unanim. Më pas, në 12 korrik 2020, Holloway u rikthye për një revansh dhe mundësi të rifitojë titullin e kampionit. Por, krahas faktit se ndeshja përfundoi me rezultat tepër të ngushtë, Holloway humbi përsëri.

Presidenti i UFC-së, Dana White, mendon se pas kësaj fitore të jashtëzakonshme, Holloway meriton një tjetër mundësi për titull kundër australianit me origjinë maqedonase [Alexander Vlokanosvski].

Por amerikani nga Honolulu i Hawaii-it [Max Holloway], duhet të presë meqënëse ndeshja e rradhës e Volkanovski-t është kundër Brian Ortega, e cila pritet të zhvillohet në edicionin e 260-të të UFC-së më 27 mars të këtij viti.

Për të marrë titullin tim të parë, më është dashur të fitoj 10 ndeshje rresht dhe një titull të përkohshëm. Stërvitje e rëndë? Nuk më tremb stërvitja e rëndë. Ju e dini shprehjen: ‘për t’u bërë më i miri, duhet të mposhtësh më të mirin’ dhe, më i miri është i “Bekuar” (nofka e Max Holloway; Blessed). Më sillni çdo luftëtar!”, tha Holloway në konferencën për shtyp të UFC-së pas ndeshjes.

ESPN e rendit Holloway-in të dytin, ndërsa Kattar-in të gjashtin në listën e luftëtarëve më të mirë të arteve marciale mikse në UFC, në kategorinë e pasha pupël.

Triumfi i tij kundër bashkëkombësit të tij, Calvin Kattar, theu disa rekorde nw UFC:

445 goditje në shenjë brenda një ndeshje (290 të mëparshme), 744 përpjekje për të goditur (515 tw mwparshme), 439 goditje në largësi (281 më parë), 274 goditje në kokë (244 të regjistruara më parë) dhe 141 goditje në trup (më parë, 134)./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore