Maverick Vinales që do të duhej të zbriste në pistë në Jerez me Yamaha R1 (version rrugor), duke parë shiun vendos të mos dalë në pistë, në ndryshim nga Zarco, Pirro dhe Bradl. Emrat e mëdhenj në Superbike do të punojnë në pistën Andaluziane për dy ditë, duke filluar me kampionin e botës Jonathan Rea.
Më në fund, janë rindezur motorët e Superbike, që nga sot do të përballet me provën e parë të 2021. Dy ditë provë në qarkun Jerez de La Frontera, marrë me qira nga Kawasaki, i cili për rastin ka dhënë edhe ftesën e tij në MotoGP.
Për fat të keq, shiu i këtij mëngjesi të ditës së pare të provave ka çrregulluar planet: Maverick Vinales, i cili duhet të kishte pilotuar me Yamaha R1, duke parë motin e keq preferoi të qëndronte në shtëpi. E kundërta ndodhi me pilotët e Panigale V4S: Johann Zarco dhe Michele Pirro si dhe me Stefan Bradl të ekipit Honda HRC.
Nuk janë prezent as kampioni i botës Rea dhe as shoku i tij i skuadrës Lowes i ekipit Aruba./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Si mashtroi Kurti se Kosova e ka “shumë afër” padinë për gjenocid ndaj Serbisë – qe 3 vjet, padia askund
-
Përplasje në Këshillin Bashkiak të Himarës, mbështetësit e Belerit kërkojnë largimin e Tavos dhe Klosit
-
Paralajmërimi i kryeministrit polak: Lufta në Evropë është një rrezik real, por ne nuk jemi gati
-
Raportohet se BE po përgatit pozitë të re për Lajçak-un