Sport

Mauricio Pochettino e nisë me barazim tek PSG


Ndeshja e parë në krye të pankinës së parizienëve të PSG-ës për Mauricio Pochettino-n nuk ka shkuar shumë mirë, ndonëse ka vetëm pak ditë që stervit ekipin. PSG nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Saint-Etienne-it, në një ndeshje që cilësohet si ndeshje derbi dhe ndeshje të tilla sigurisht që janë të vështira për çdo ekip, sado cilësi të ketë në përbërje.

Vendasit ishin të parët që shënuan me anë të sulmuesit Romain Hamouma, pas një asisti nga Denis Bouanga, në minutën e 19’ të takimit. Vetëm tre minuta më vonë do të vinte edhe reagimi i miqëve nga Parisi, pas një asisti të Marco Verratti-t do të ishte italiani tjetër, Moise Kean-i që do të shënonte për të barazuar shifrat në 1-1.

Minutat në vazhdim nuk sollën ndryshim rezultati me gjithë përpjekjet e vazhdueshme nga të dy ekipet për të rrëmbyer pikët e plota në këtë takim. Në fund të ndeshjes Verratti u shpall “Lojtari i Ndeshjes”

Aventura e argjentinasit Pochettino, filloi me një barazim, ndërsa ndeshja e radhës do të jetë pas dy ditësh në “Le Parc des Princes” në Paris përballë Brest-it, për javën e 19 të Ligës së Parë Franceze.

Momentalisht PSG renditet e dyta në Ligën e Parë, me 36 pikë, tre më pak se kryesuesit e Lyon-it, që ndeshjen e fundit e fituan me rezultatin 3-2 përballë Lens-it./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore