Sport

Matthaus: Jam i bindur që Nagelsmann-i do të jetë pasardhësi i Flick-ut


Ish-legjenda e Kombëtares së Gjermanisë dhe i Bayern Munich-ut, Lothar Matthaus, është shprehur i bindur se në krye të stolit të Bayern-it sezonin e ardhshëm do të vijë Julian Nagelsmann, trajneri i Leipzig-ut.

Në një intervistë për Sky, Matthaus-i bëri parashikimin e tij për stolin bavarez, pasi më herët Hansi Flick deklaroi se ky do të jetë sezoni i tij i fundit në Mynih.

Nagelsmann-i është ende nën kontratë me Leipzig-un, deri në vitin 2023, por Matthaus-i nuk ka asnjë dyshim që sezonin e ardhshëm 33-vjeçari do të jetë në “Allianz Arena”.

“Sigurishtë, Bayern-i nuk foli drejtpërdrejt me Julian Nagelsmann-in, por ata kanë hapur bisedimet”, tha Matthaus-i.

“Unë jam i bindur që Julian Nagelsmann-i do të jetë pasardhësi i Hansi Flick-ut”.

“Ai (Nagelsmann) dëshiron të bëjë hapin tjetër”, përfundoi ish-lojtari i Gjermanisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore