Lajme

Matoshi publikon testin: Dëshmia që s’jam e infektuar me Covid-19


Në media është raportuar se deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, është e infektuar me COVID-19, e pavarësisht kësaj, ajo ka marrë pjesë në seancën për votimin e presidentit.

Por Matoshi i ka mohuar këto pretendime. Ajo ka deklaruar për një ftohje si pasojë e xhirimeve në kohë jo të përshtatshme, dhe se në testin për COVID-19, ajo ka rezultuar negative.

“Jo nuk është e vërtetë, ky lajm është duke qarkulluar veç për me na bë dëm neve si parti politike. Është e vërtetë që unë jam e ftohur, e kam një koll, por kam rezultuar negativ”, ka deklaruar Matoshi.

Matoshi, po ashtu ka thënë se posedon edhe dokumentin i cili vërteton se ajo është negative, e sipas saj këtë mund ta vërtetoj edhe deputetja tjetër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila.

“E kam dokumentin, për këtë mund të flisni me Mimoza Kusarin. Para Parlamentit, pasi veç është bërë shumë e madhe, keni me e pa edhe vetë se janë vetëm fjalë”, ka deklaruar Matoshi.

Më pas e Matoshi ka publikuar rezultatin e testit në llogaritë e mediave sociale, ku edhe ka mbishkruar.

“Është e turpshme dhe e paprecedentë lufta dhe përpjekjet e disa qarqeve për të dëmtuar procesin e formimit të institucioneve të Kosovës, qoftë edhe me spekulimet mbi gjendjen shëndetësore timen”, ka shkruar mes të tjerash ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore