Lajme

Matoshi kritikon Osmanin: Çka e mendon ajo Zyrën Ovale?


Halil Matoshi

Publicisti Halil Matoshi e ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani, e cila, saç raportoi Albanian Post, ka bërë një kërkesë për takim me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe pos tjerash i ka thënë se me vete do ta marrë edhe këngëtaren Dua Lipa.

Për Matoshin, kjo qasje e presidentes është “hajgarellë dhe mungesë e raison d’Etat (racionalitetit shtetëor/institucional) gjithandej”.

“Kërkesa e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani – përmes një letre – për takim me Presidentin Joe Biden ku do ta merrte më vete Dua Lipën, është joshtetnore (mund të cilësohet private), së këndejmi kundërkushtetuese (Neni 84) dhe shkel Ligjin për Protokollin e shtetit, derisa pop-këngëtarja nuk bart post institucional”, sqaron tutje Matoshi.

Ai e ka qortuar Osmanin edhe për mos njohje të autoritetit institucional të Zyrës Ovale.

Presidentja e mendon Zyrën Ovale si Hyde Park, park i madh në Libdër (Westminster) ku performojnë qytetarë, artistë mediokër, palaço etj”.

“E marr me vete edhe Dua Lipën”, kërkesa e Vjosa Osmanit drejtuar Shtëpisë së Bardhë për një takim me Joe Biden

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore