Sport

Matic nënshkruan me Romën


Nemanja Matic është transferimi i radhës i klubit të Romës në këtë afat kalimtar veror.

Mesfushori 33 vjeçar kishte kontratë me klubin e Manchester United deri në qershor, por palët nuk gjetën akordin për ta vazhduar bashkëpunimin.

Pra ai u transferua te Roma si futbollist i lirë, i cili ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2023 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Matic do të jetë për herë të tretë nën urdhërat e trajnerit të Romës, Jose Mourinho, pasi që më herët kishin punuar bashkë në Manchester United dhe Chelsea.

Kujtojmë që Chelsea e bleu serbin nga Benfica në vitin 2014 për shumën e 25 milionë eurove.

Ai qëndroi 3 vjet e gjysmë në Londër, pastaj u transferua në Manchester për shumën e 45 milionë eurove.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore