Përballje

Masvidal drejtuar Paul-it: Më jep 20 milionë dhe do ta thyejë fytyrën me kënaqësi


Jorge Masvidal, i cili mban rekordin për nokautin më të shpejtë në historinë e UFC-së, dhe Nate Diaz ishin të pranishëm në eventin ku Jake Paul nokautoi Tyron Woodley-n.

Të dy u larguan përpara përfundimit të ndeshjes. Tre ditë më vonë, Jake Paul sfidoi dy luftëtarët e UFC.

“Masvidal thotë se ‘Unë luftoj vetëm më të mirët ose për paratë, dhe ti nuk je më i miri dhe nuk ke para” tha Paul, “Unë kam një ofertë për ty tani: 5 milionë dollarë të garantuara, plus përqindjen e pagesës. -Pay-Per-View.”

Paul shtoi se një shumë e tillë është më e madhja që ka garantuar ndonjëherë në ndonjë ndeshje.

Ylli i UFC-së nuk humbi kohë dhe u përgjigj me shpejtësi ndaj propozimit të Youtuber-it.

“UFC nuk do të më lërë”, duke iu referuar faktit se luftëtari duhet të marrë lejen nga kompania e Dana White, për të dalë në ring kundër Jake Paul. “Babi Dana thjesht duhet të të lërë jashtë kontratës”, shtoi Paul.

Masvidal, i cili po vjen nga një humbje me nokaut ndaj Kamaru Usman, i ofroi gjithashtu Jake një kalim në MMA.

“Nëse UFC ende thotë jo sepse ti po ofron pak para, atëherë shko në UFC, nënshkruaj një marrëveshje për 1 ndeshje dhe të luftojmë në oktogon, pasi une s’mund të luftojë jashtë kafazit”, shkroi Masvidal. “Nëse bëj ndonjë gjë tjetër përveç kësaj, do të humbas paratë për ty”.

Masvidal i bëri një kundërofertë Paulit: 20 milionë dollarë plus Pay-Per-Event, diçka me të cilën UFC do të pranonte, dhe më pas ai mund të thyejë “me kënaqësi” fytyrën e Paul-it.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore