Stil

Maska me “dritare” që ju lejon të hani pa e hequr


Në pjesën më të madhe të botës maska është kthyer në një aksesor të përditshëm për shkak të pandemisë.

Një rast i ngjashëm vjen nga Japonia, ku është prodhuar një maskë, e cila nuk ka nevojë të hiqet kur je duke u ushqyer, pasi ka një “dritare” që mund të hapet vetëm në pjesën e gojës.

Sigurisht, asnjë mbrojtje shtesë ndaj Covid-19 dhe për këtë arsye, ky “zbulim” është shoqëruar me një numër të madh komentesh negative në mediat sociale.

Ndërsa epidemiologët apelojnë për mbajtjen e maskave sa më të sigurta, të tjerë persona “shpikin” maska nga më të ndryshmet, për t’u dukur bukur ose sa më të veçantë nga të tjerët.

Në disa raste, personazhe të famshëm janë shfaqur në publik edhe me maska rrjete, të cilat nuk kanë asnjë efekt në parandalimin e virusit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore