Lajme

MASHT ia shkëput SBASHK-ut kontratën kolektive


Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ia ka shkëputur kontratën kolektive Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), të 21 janarit 2021.

Vendimi është marrë më 21 nëntor, me arsyetimin se në kohën kur është nënshkruar, ministri i Qeverisë ishte në detyrë dhe ka pasur mungesë legjitimiteti të hyrjes në politikë, të këtillë disavjeçare.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Vjollca Shala.

“Po e ka ndërprerë. Por, nëse MASHT-i e ka ndërprerë kontratën kolektive njëanshëm është e paligjshme”.

Sipas vendimit të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, kontrata nuk ka legjitimitet me që në periudhën e nënshkruar u firmos nga një Ministër i një qeverie në detyrë.

Ministria e Arsimit.

“Përmes këtij Njoftimi për shkëputje të Kontratës Kolektive (këtu e tutje referuar si: Njoftimi) shkëputet njëanshëm nga ana e MASHTI, bazuar në kornizën ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës, e për shkak të mungesës së bazës ligjore, shpërputhjes me dispozitat e rendit publik dhe mungesës së legjitimitetit të palës nënshkruese”, është thënë në dokumentin e siguruar nga mediat.

MASHT-i në këtë vendim ka thënë se Qeverisë në detyrë Hoti i ka munguar edhe “autoriteti kushtetues për të ushtruar kompetencat përkatëse”, rrjedhimisht edhe për nënshkrimin e kësaj kontrate kolektive.

“Qeveria Hoti, të cilës, sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin KO72/20 i mungonte autoriteti kushtetutës për të ushtruar kompetencat përkatëse nuk ka pasur legjitimitet për të qenë palë në procedurë e rrjedhimisht, as të nënshkruajë Kontratën Kolektive me SBASHK”.

Kontrata Kolektive i siguronte punëtorëve të arsimit mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit për mësimdhënës, shpërblimin jublilar, kompensimin e shujtës dhe benefitet tjera.

Ndryshe, më 3 tetor ka nisur viti i ri shkollor në të gjitha institucionet arsimore publike në Kosovë.

Këshilli grevist po kërkonte që paga e mësimdhënësve të rritet prej 100 euro, derisa ta themelojë qeveria Ligjin e Vonuar të pagave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore