Kosova

Masat anti-COVID të qeverisë së Kosovës vështirësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve që vinë nga Lugina e Preshevës


Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, pas hyrjeve në fuqi të masave të reja anti-COVID nga Qeveria e Kosovës, ka treguar se kanë pasur efekt vështirësues ndaj lëvizjes së lirë të qytetarëve të Luginës së Preshevës që vinë në Kosovë.

Vështirësinë më të madhe, shpjegoi ajo, del ta kenë studentët preshevas të cilën ndjekin studimet në Kosovë, dhe gjendjes ekonomike me të cilën nuk mund të mbulojnë financiarisht testin RT-PRC për çdo herë që hyjnë në Kosovë.

“Duke qenë se një pjesë jo e pakët e tyre nuk mund ta marrin dozën e tretë sepse nuk kanë kaluar mjaftueshëm muaj nga doza e dytë dhe shumë prej bashkëvendësve tanë nuk kanë mundësitë financiare për ta kryer testin RT-PCR çdo herë që e kalojnë kufirin, kjo masë po e kufizon lirinë e lëvizjes midis Komunës sonë dhe Republikës së Kosovës, ku edhe punojnë, studiojnë, shërohen, apo edhe vizitojnë reciprokisht familjarët e tyre, etj”, theksoi ajo.

Ajo fton Qeverinë e Kosovës që të rishqyrtojnë masat e vendosura për qytetarët preshevas.

“Duke qenë e vetëdijshme për gjendjen e rënduar me Pandeminë COVID-19, ftoj Qeverinë e Republikës së Kosovës, që ta rishqyrtojë vendimin përkatës, apo edhe ta plotësojë, drejt lehtësimit të lirisë së lëvizjes së qytetarëve të rajonit tonë”, tha jo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore