Lajme

Masakra në Kinë: 27 të vdekur nga aksidenti i autobusit të karantinimit


Kanë ndërruar jetë 27 persona dhe 20 të tjerë janë plagosur në një autobus që përdorej për të çuar në një qendër karantine një grup banorësh të provincës Guizhou të Kinës.

Automjeti u përmbys mëngjesin e së dielës, në një zonë të izoluar në malet e prefekturës Qiannan.

Sipas autoriteteve lokale, ai ishte i ngarkuar me njerëz që po dërgoheshin në “një vend ku ata do të karantinoheshin për shkak të epidemisë”.

Sakaq, nuk u komunikua nëse ishin pozitivë me COVID, apo kontakte të rasteve të konfirmuara, apo banorë të thjeshtë të një zone ku është evidentuar një rast.

E gjitha vjen prej politikës zero-COVID të ndjekur nga Pekini, nga e cila qeveria qendrore nuk dëshiron të heqë dorë, pavarësisht polemikave për bllokimet e vendosura mbi miliona kinezë.

Masë, e cila, po ndiqet me rigorozitet edhe tani që pjesa tjetër e botës po jeton me pasojat e pandemisë.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore