Teknologji

Maryland, i pari me taksë për reklamat digjitale


Maryland, një nga vendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u kthye në vendin e parë që vendosi taksë për reklamat digjitale.

Agjensia e lajmeve, CNN, bën me dije se kjo lëvizje erdhi pas votimit të senatit për të tejkaluar një veto guvernatoriale të legjislacionit e cila do të vendosë deri në 10% taksë për të ardhurat e reklamave në internet të shfaqura në Maryland.

CNN shkruan se miratimi i projektligjit mund të shënojë fillimin e një vale legjislacionesh të ngjashme në vende të tjera të cilat kanë në shënjestër dominimin ekonomik të platformave të mëdha të teknologjisë të cilat kanë ndërtuar gjenerues masiv financiar përmes teknologjisë së reklamimit.

Taksat e mbledhura nga ligji i ri në Maryland mund të mbledhin rreth 250 milionë dollarë që në vitin e parë.

Bill Ferguson, presidenti i senatit, ka thënë në një postim në platformën Facebook se projektligji synon kompanitë që bëjnë më shumë se 100 milionë dollarë në vit përmes shitjes së reklamave digjitale. Ndërkohë që kompanitë e mëdha si Google-i dhe Facebook-u e kalojnë me lehtësi këtë prag të ardhurash.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore