Bota

Marwa Elselehdar: U fajësova për bllokimin e Kanalit të Suezit


Ndërsa kontrollonte telefonin, thashethemet në internet thoshin se Marwa Elselehdar ishte fajtore pёr bllokimin e njё nga rrugёve kryesore tё transportit botёror.

“U shokova”, thotë Marwa, kapitenja e parë femër e Egjiptit.

Në kohën e bllokimit të Suezit, Elselehdar po punonte si oficere e parë, në komandën e Aida IV, qindra milje larg në Aleksandri.

Thashethemet rreth rolit të Marwa Elselehdar në Ever u nxitën kryesisht nga disa pamje tё njё lajmi tё rremё- dyshuar të botuara nga Arab News – i cili thoshte se ajo ishte e përfshirë në incidentin e Suez-it.

Saktёsisht, imazhet flitet të kenё ardhur nga një artikull i Arab News, publikuar në 22 mars, i cili profilizon suksesin e Marwa si kapitenja e parë femër e Egjiptit. Fotografitë janë shpërndarë dhjetëra herë në Twitter dhe Facebook.

Marwa Elselehdar, 29 vjeç, tha për BBC se nuk e ka idenë se kush e përhapi për herë të parë historinë apo pse e bënë atë.

“Ndjeva se po vihem në shënjestër mbase sepse jam një femër e suksesshme në këtë fushë ose sepse jam Egjiptiane, por nuk jam e sigurt”, tha ajo.

Nuk është hera e parë që ajo përballet me sfida në një industri të dominuar historikisht nga burra.

Aktualisht, gratë përbëjnë vetëm 2% të detarëve në botë, sipas Organizatës Ndërkombëtare Detare.

Marwa thotë se ajo gjithmonë e donte detin dhe ishte frymëzuar për t’u bashkuar me flotën tregtare pasi vëllai i saj u regjistrua në AASTMT.

Megjithëse akademia pranonte vetëm burra në atë kohë, ajo aplikoi gjithsesi dhe i’u dha leja të bashkohej pas një shqyrtimi ligjor nga Presidenti i atëhershëm i Egjiptit, Hosni Mubarak.

Gjatë studimeve të saj, Elselehdar thotë se ishte përballur me seksizëm në çdo hap.

“Në bord, ishin të gjithë burra të moshuar me mentalitete të ndryshme, kështu që ishte e vështirë gjeje njerëz me mentalitet tё njёjtё për të komunikuar”, thotë ajo.

“Ishte sfiduese të kaloja vetëm këtë dhe të isha në gjendje t’a kapërceja pa ndikuar në shëndetin tim mendor. Por kur bëni atë që doni, nuk është e nevojshme që ju të kërkoni miratimin e të gjithëve”, shton Elselehdar.

Artikulli i rremё ishte gjuhёn angleze, duke u pёrhapur kёshtu nё shumё vende tё tjera.

Elselehder thotё kjo e shqetёsoi sё tepёrmi pasi po ndikonte nё reputacionin dhe gjithё pёrpjekjet e saj pёr tё qenё aty ku kishte arritur. Megjithatё, ajo shprehet se kishte marrё dhe shumё mesazhe inkurajuese.

“Komentet mbi artikullin ishin shumë negative dhe të ashpra, por kishte kaq shumë komente të tjera mbështetëse nga njerëz të zakonshëm dhe njerëz me të cilët unë punoj. “Vendosa të përqendrohem në të gjithë mbështetjen dhe dashurinë që po marr, dhe zemërimi im u kthye në mirënjohje”, shprehet Elselehdar.

Muajin e ardhshëm Marwa Elselehdar do të marrë provimin e saj përfundimtar për të arritur një gradë të plotë si kapitene dhe shpreson se mund të vazhdojë të jetë një model për gratë në industri.

“Mesazhi im për femrat që duan të jenë në fushën detare është të luftojnë për atë që ju doni dhe të mos lejoni asnjë negativitet të ndikojë tek ju”, thotë Marwa.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore