Sport

Marseille synon transferimin e Alexis Sanchez


Marseille dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin e Inter-it, Alexis Sanchez, por vetëm nëse ai largohet nga klubi në një transferim të lirë, sipas La Provence.

Sanchez, 33, thuhet se është i tepërt për kërkesat e Inter-it dhe ish-ylli i Arsenal-it, Man United dhe Barcelonës është gati të vazhdojë përpara.

Marseille mund t’i ofrojë atij të luaj në Champions League sezonin e ardhshëm, por kontrata e tij skadon në vitin 2023, kështu që Interi duhet ta lirojë atë.

Që nga largimi i tij nga Arsenal-i, Sanchez nuk ka arritur të gjej formën e tij më të mirë.

Me Manchester United ai dështoi plotësisht, ndërsa me Inter-in kishte disa ndeshje të mira, por nuk arriti të kthehej në formën e tij më të mirë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore