Bota

Mars, Nestlé dhe Hershey paditen për skllavëri ndaj fëmijëve


Mars, Nestlé dhe Hershey do të përballen me padi për skllavërinë e fëmijëve në SH.B.A.

Nestlé, Cargill, Barry Callebaut, Mars, Olam, Hershey dhe Mondelēz janë duke u hetuar në një proces gjyqësor të ngritur në Uashington DC, nga firma e të drejtave të njeriut International Rights Advocates (IRA).

Hetimi është ngritur pas akuzave të disa ish punëtorëve fëmijë në Bregun e Fildishtë, të Afrikës Perëndimore.

Tetë fëmijë pretendojnë se janë përdorur si skllavë në plantacionet e kakaos, duke u detyruara të punojnë pa pagesë.

Paditësit me origjinë nga Mali tani të rritur të rinj, kërkojnë dëmshpërblim për punë të detyruar, kompensim për pasurim të padrejtë, mbikëqyrje të shkujdesshme dhe shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional.

Sipas burimeve, është hera e parë që ngrihet një akuzë e këtij lloji kundër industrisë së kakaos në një gjykatë amerikane.

Sipas citimeve të departamentit të shtetit të SHBA-së, Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Unicef, dokumentet e gjykatës pretendojnë paditë për skllavërinë e fëmijëve pasqyrojnë situatën e po ashtu mijërave të tjerë.

Bregu i Fildishtë prodhon rreth 45% të furnizimit global të kakaos.

Prodhimi i kakaos në Afrikën perëndimore  prej kohësh i lidhur me abuzime të të drejtave të njeriut, varfëri strukturore, paga të ulëta dhe shfrytëzimin e të miturve

Megjithëse të pandehurit nuk zotëronin fermat e kakaos në fjalë, ata thuhet të kenë përfituar “me qëllim” nga puna e paligjshme e fëmijëve.

Procesi gjyqësor akuzon gjithashtu kompanitë për mashtrim të publikut. Në vitin 2001, kompania thuhet të ketë premtuar heqjen e përdrimit të fëmijëve për punë.

Tetë paditësit përshkruajnë rekrutimin në Mali përmes hileve dhe mashtrimeve. Më tej deklaruan se janë trafikuar përtej kufirit në fermat e kakaos në Bregun e Fildishtë. Atje, ata u detyruan të punojnë për disa vite, pa pagesë, pa dokumente udhëtimi dhe pa ide të qartë se ku ishin apo si të ktheheshin te familjet e tyre.

Dokumentet e gjykatës pretendojnë se paditësit, ishin nën 16 vjeç në kohën e rekrutimit të tyre dhe kanë punuar në ferma në zonat kryesore të prodhimit të kakaos në vend.

Një paditës pretendon se ishte vetëm 11 vjeç kur një burrë vendas në qytetin e tij të lindjes Kouroussandougou, Mali, i premtoi atij të punonte në Bregun e Fildishtë për 25,000 franga (34 £) në muaj. Dokumentet ligjore pretendojnë se djali ka punuar për dy vjet pa u paguar kurrë, shpesh duke aplikuar pesticide dhe herbicide pa veshje mbrojtëse.

Dokumentet pretendojnë se një fëmijë tjetër kishte prerje të dukshme në duar nga aksidentet me hanxhar.

Shumë nga paditësit kanë raportuar se janë ushqyer pak dhe kanë punuar me orë të gjata. Sipas pretendimeve atmbajtur vetëm ose të izoluar nga fëmijët e tjerë punëtorë, të cilët flisnin dialekte të ndryshme.

Dokumentacioni thotë se të pandehurit janë përgjegjës për zhvillimin e të gjithë sistemit të prodhimit të kakaos në Bregun e Fildishtë. Si pjesëmarrës kryesorë në këtë “sipërmarrje”, u pretendua se ata kanë patur informacion ose duhet të vendoseshin në dijeni për përdorimin “sistematik” të fëmijëve në punë.

Çështja po trajtohet nën Aktin e Riautorizimit për Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit(IRA) të vitit 2017. IRA aktualisht është përfshirë në një ankesë të veçantë të ngritur nën Statutin e Tortës së Alienve(ATS) kundër Nestlé dhe Cargill.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore