Lajme

Marrëveshja Iran-SHBA: Kush është çelësi i zgjidhjes?


Ndërkohë që bisedimet rifillojnë, Irani dhe firmëtarët e vitit 2015 përballen me vështirësitë e heqjes së rrjetit të sanksioneve amerikane.

Çfarë po ndodh në Vienë?

Një komision i përbashkët përgjegjës për mbikëqyrjen e marrëveshjes së vitit 2015 midis Iranit dhe SHBA-së, po gërmon një rrugë për rikthimin e amerikanëve në ujdi. Kjo rrugë, kalon nga heqja e sanksioneve ndaj Republikës Islamike.

Takimet në Vienna Grand Hotel kanë vazhduar që prej të martës së 6 prillit. Mesazhe ndaj amerikanëve janë dërguar nëpërmjet konferencave të ndryshme.

Delegacioni i këtyre të fundit, ndodhet në një hotel tjetër. SHBA-ja i ka pranuar bisedimet, por jo në të njëjtën tavolinë me Iranin.

Sot ndërkohë, pritet që një komision i përbashkët të raportojë përparimet e bëra.

U deshën 76 ditë që prej ardhjes në Shtëpinë e Bardhë të Joe Biden-it, për të rifutur SHBA-në në bisedime – edhe pse jo të drejtpërdrejta.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dhënë sinjalet e para të rikthimit në marrëveshje që prej shkurtit. Gjithsesi, ky ishte hapi i parë i vërtetë, pas dy vjetësh tërheqje nga pakti.

Irani nga ana tjetër, ka ndaluar disa vëzhgime të Kombeve të Bashkuara në uzinat e uraniumit. Është raportuar po ashtu se gjatë vitit 2021, Irani ka prodhuar 55 kilogramë uranium 20% – prodhimin e të cilit e nisi po ashtu këtë vit.

Përparimi i bisedimeve gjithsesi, mbetet ende për t’u parë. Marrëveshja, përtej dy palëve, kërkohet me ngulm edhe nga aleatët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore