Sport

Marquinhos zgjat kontratën me PSG-në, deri në vitin 2028


Paris Saint-Germain ka zgjatur kontratën e kapitenit Marquinhos deri në vitin 2028.

Marquinhos, 29 vjeç, iu bashkua PSG-së nga Roma në 2013 dhe marrëveshja e tij ishte caktuar të skadonte në verën e vitit 2024.

“Jam i kënaqur që kam nënshkruar një vazhdim të kontratës, por edhe shumë krenar”, tha ai. “Ky është një moment shumë i veçantë për mua. Paris Saint-Germain ka treguar gjithmonë besim tek unë, dhe gjithashtu kam shumë besim në këtë klub. Jam i bindur se do të vazhdojmë të arrijmë gjëra të mëdha së bashku në vitet në vijim”.

Presidenti Nasser Al-Khelaifi shtoi: “Ne jemi shumë të lumtur që Marquinhos ka zgjatur kohën e tij me familjen e Paris Saint-Germain. Më kujtohet kur ai iu bashkua klubit në moshën 19-vjeçare. Që nga dita e parë, ai tregoi përkushtim të madh dhe një shpirt fitues – gjithmonë duke luftuar për fanellën e Paris Saint-Germain.

“Talenti i tij futbollistik, përvoja dhe përkushtimi ndaj klubit janë të jashtëzakonshme. E di që do të kemi shumë suksese të tjera së bashku pasi historia e Marquinhos vazhdon me PSG”, përfundoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore