Stil

Markat e luksit zevëndësojnë “dhomën e provës” me teknologjinë e re


Këtë vit të ri, blerjet luksoze do të mundësohen më lehtë falë teknologjive të reja që nuk ofrojnë vetëm komoditetin e blerjes online, por edhe hapsirën  virtuale të proves së produktit. Gjatë vitit 2020, industria luksoze u përball me pandeminë COVID-19, që çoi në mbylljen e dyqaneve fizikë  dhe aktivitetet e përditshme u ndalën globalisht, por kërkesa për produkte luksoze u rrit.

Tani më shumë se kurrë, klientët po kërkojnë një përvojë ndryshe përmes Inteligjencës Artificiale. Markat luksoze të tilla si Dior, Louis Vuitton, Burberry, Estée Lauder, Tommy Hilfiger dhe  Levis kanë përdorur chat-bot për të shtuar atë prekjen sa më afër të produktit, të nevojshme për klientët e sotëm. Hyrja ekskluzive në ambjentet e dyqaneve të markave, pamjet paraprake deri te këshillat e stilit, janë strategji që nëpërmjet teknologjisë,  rrisin  përvojën e klientit duke i bërë të ndihen si VIP-a. Duke shkuar më tej, markat përdorin metodat e tyre për të siguruar email-e me shënjestër më të mirë drejtuar klientëve potencialë.

Një fushë tjetër ku markat e stilit të jetës po shkojnë, është Realiteti i Zgjeruar. Gucci po bën punë mbresëlënëse në këtë fushë duke u siguruar klientit hapsirën  virtuale të provës. Veçoria (RZ)  në aplikacionin IOS  lejon blerësit të provojnë atletet e tyre. E vetmja gjë që  duhet bërë është të vendoset telefoni në këmbë, dhe mund të shihet  një imazh dixhital i atleteve nga kënde të ndryshme. Kjo i ndihmon blerësit të marrin vendime më lehtë kur përpiqen të bëjnë blerje. Ky territor i ri në teknologji luan një rol të madh në marketing sepse shkon aq pranë klientit sa studjon edhe emocionet e tyre.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore