Lajme

Mariupol po “rrezikohet nga një epidemi të rëndë kolere”


Buletini Daily i Inteligjencës Ushtarake Britanike, një burim i vlefshëm, megjithëse qartësisht “i njëanshëm” në favor të Kievit, sot fokusohet në situatën shëndetësore dhe sociale në zonat që rusët kanë pushtuar (ose “çliruar”, sipas propagandës së Moskës).

Sipas ushtrisë londineze, “Moska po lufton për të ofruar shërbime publike bazë për popullatën” në territoret e pushtuara.

Shërbimet mjekësore në Mariupol janë afër kolapsit dhe rrezikohen nga një epidemi kolere (rreziku i së cilës tashmë është i qartë prej ditësh).

Situata në Kherson është gjithashtu dramatike, duke qenë se “mungojnë ilaçet”.

Sa i përket situatës ushtarake, luftimet vazhdojnë rreth Severdonetskut.

Rusia është sërish nën kontrollin e pjesës më të madhe të qytetit, por forcat e saj kanë bërë pak përparim në përpjekjet e tyre për të rrethuar zonën më të gjerë nga veriu dhe jugu.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore