Lajme

Mariupol, enigma e komandantit: Unë jam në Azovstal, ne jemi ende duke luftuar


Mykhailo Podolyak, kreu i delegacionit të Presidentit Zelensky, i krahasoi azovët me spartanët në Thermopylae. Për rusët ata janë nazistët që duhet të gjykohen si kriminelë lufte. Për Kryqin e Kuq Ndërkombëtar ata janë ose do të jenë robër lufte.

Në faqen e parë të gazetave anembanë botës janë ushtarët Azov, batalioni simbolik i nacionalizmit ukrainas i formuar në vitin 2014 si një milici vullnetare për të luftuar forcat e mbështetura nga Rusia në Donbass, më pas të integruar në radhët e ushtrisë. Sipas rusëve rreth 1 mijë e 700 prej tyre tashmë janë dorëzuar. Por fati i drejtuesve të batalionit nuk është aspak i qartë.

Video
Duke filluar nga numri dy. Mëngjesin e djeshëm u raportua sikur ai të kishte dalë nga uzina. Kjo edhe nga mediat ukrainase në orën 21.00 të së mërkurës në mbrëmje. Më pas në mbrëmje ai u shfaq në një video ku ky fakt u mohua. “Sot është dita e 85-të e luftës, komanda është ende brenda territorit të Azovstalit, ka një operacion të vazhdueshëm, ka detaje që nuk mund t’i zbuloj. Do të shihemi se shpejti”.

Një mister, pra, që jep një ide të qartë se sa i ndërlikuar është negocimi për lirimin.

“Varrosja e vëllezërve tanë”
Emri i vërtetë, Sviatoslav Palamar. Më 5 maj në një video-mesazh për nënën e tij ai tha: “Është e vështirë, nënë. Por ne duhet të shpëtojmë njerëzit dhe të varrosim vëllezërit tanë me nder”.

Me origjinë nga Mykolaiv – por një Mykolaiv tjetër që ndodhet në perëndim të Lviv Oblast, Kalyna ka qenë gjithmonë një nacionalist i zjarrtë dhe mbrojtës i atdheut të tij.

“Që në moshë të vogël i pëlqente të lozte sikur ishte në lyftë”, vazhdon nëna e tij. Pas revolucionit të Maidan-it, Svyatoslav (emri i tij i vërtetë), në vitin 2014, iu bashkua Azov-it, atëherë ende një milici e parregullt, dhe u nis për në luftë.

Ndërkohë, Kalyna u martua me Tonia-n, me origjinë nga Dnipro, pasi të dy u njohën në Lviv. Më 16 janar, kur ai largohet me regjimentin e tij, ajo e ndjek nga pas në Mariupol, me djalin e tyre Lukyanchik, i cili tani është pesë vjeç. “Një fëmijë që”, tregon gjyshja, “është rritur në mënyrë patriotike dhe që thotë “Lavdi Ukrainës” në çdo postbllok”.

Kockë e lëkurë
Më pas, më 22 shkurt, dy ditë para fillimit të luftës, Kalina i zhvendos të dy në një vend sekret për t’i shpëtuar nga lufta. Dhe ai vetë përgatitet për të luftuar.

Gjatë ditëve të rrethimit nënës i dërgonte pak mesazhe. “Ne jemi kockë e lëkurë, por rezistojmë, luftojmë, nuk dorëzohemi. Kemi vetëm automatikë dhe ruajmë çdo gëzhojë”, i shkruan ai. “Ushqimin e ruajmë për fëmijët”. Kështu vazhdon për dy muaj rresht.

Disa ditë më parë në një apel ai kërkoi të kapeshin sa më shumë të burgosur rusë, një kërkesë që me sa duket tashmë lë të kuptohet se si Kalina dhe njerëzit e tij ishin të vetëdijshëm për fatin e tyre.

Videomesazhi i fundit i numrit një të Azovëve, Denis Prokopenko, daton të hënën, kur me një fytyrë të zbehtë dhe mjekër të gjatë, ai komunikoi vendimin për t’iu bindur urdhrit të evakuimit të regjimentit.

30 vjeç, komandanti Redis – pseudonimi i tij kur ishte një ultrà i skuadrës së “Dinamo Kievit”, dikur student i filologjisë gjermanike në Universitetin e Kievit, sot me medalje të Urdhrit të Kryqit të Arit, dhënë drejtpërdrejt nga Presidenti Zelensky, është ndoshta preja më e lakmuar e makinës propagandistike të Moskës.

Mungojnë në apel shefi i inteligjencës Ilya Samoilenko, i njohur si Cyborg për shkak të krahut prej titani dhe syrit prej qelqi, dhe majori Serhiy Volyna, pjesë e ushtrisë tradicionale që përfundoi në Mariupol me ushtarët Azov.

Emra të tjerë që Ukraina sigurisht nuk dëshiron të harrohen.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore