Lajme

Marina amerikane patrullon “gjuajtësit” në Detin e Kinës Jugore


Marina Amerikane lundroi të mërkurën e 13 korrikut një gjuajtës afër ishujve të kontrolluar nga Kina në Detin e Kinës Jugore.

Washington-i zyrtar u shpreh se patrulla kishte për qëllim forcimin e lirisë së lundrimit përmes rrugës detare strategjike.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi amerikan “CBS News”, duke cituar njoftimin për shtyp.

Shkatërruesi me raketa të drejtuara “USS Benfold” lundroi përtej ishujve Paracel dhe vazhdoi më pas me operacionet në Detin e Kinës Jugore.

Operacioni “mbrojti të drejtat, liritë dhe përdorimet e ligjshme të detit”, theksoi Flota e 7-të e Marinës së SHBA-ve.

Operacione të tilla konsiderohen kyçe për ruajtjen e pranisë së Marinës Amerikane në Indo-Paqësor, ku Kina ka kërkuar të rrisë praninë e saj përmes një fushate masive të ndërtimit të anijeve.

Pekini zyrtar ka alarmuar gjithashtu SHBA-të, Australinë dhe Zelandën e Re me nënshkrimin e një marrëveshjeje të ndërsjellë të mbrojtjes me Ishujt Solomon.

Në përgjigje të kalimit të Benfold-it, Komanda Jugore e Kinës gjurmoi lëvizjet e anijes dhe e urdhëroi atë të largohej nga zona, u citua të thoshte koloneli i Forcave Ajrore Tian Junli në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Deklarata që i atribuohet Junli shtoi se luftanija amerikane kishte “hyrë ilegalisht” në ujërat territoriale të Kinës dhe se ushtria kineze “organizoi forcat detare dhe ajrore për ta gjurmuar dhe monitoruar atë, për të dërguar paralajmërime dhe për ta larguar atë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore