Film

Margot Robbie është paguar 12 milionë euro për rolin e “Barbie”


Margot Robbie

Aktorja australiane e njohur për rolet e saj në filmat dramatik, Margot Robbie, është shpallur si “aktorja e re më e paguar”.

Sipas një raporti të revistës “Variety”, shifra prej 12 milionë eurosh, e bën 32-vjeçaren, aktoren më të paguar të këtij viti deri më tani.

Robbie ka rolin kryesor në filmin “Barbie”, një komedi romantike e cila bazohet në kukullën me po të njëjtin emër, drejtuar nga Greta Gerwig.

Shifra përkon me aktorin tjetër kryesor të këtij filmi, Ryan Gosling, që vjen në rolin e Ken-it, i cili poashtu ka fituar 12 milionë euro.

Margot Robbie dhe Ryan Gosling

Sipas “Celebrity Net Worth” – një faqe interneti që raporton vlerësime të aseteve totale dhe aktiviteteve financiare të të famshëmve – Robbie ka një vlerë neto prej 26 milion dollarë.

Ajo ka investuar në të paktën gjashtë shtëpi në Kaliforni dhe në Gold Coast të Australisë, sipas “Celebrity Net Worth”.

Së fundmi ajo shiti një ndërtesë të re rreth 3 mijë e 300 metra katrorë me katër dhoma gjumi, gjashtë banjo në komunitetin Hancock Park të Los Anxhelosit për 3.4 milionë dollarë. Dhe sipas “Business Insider”, shuma që ajo shpenzoj për ta blerë atë në vitin 2017, ishte vetëm 2.73 milionë dollarë.

Ylli i “Suicide Squad” debutimin e saj e bëri në vitin 2013, kur ajo u shfaq përkrahë Leonardo DiCaprio-s në “The Wolf Of Wall Street” të regjisorit Martin Scorsese.

Aktorë të tjerë me fitime të larta që vazhdojnë të renditen mbi nivelin e pagës së Robbie-t përfshijnë emra si: Denzel Washington, i cili për rolin e tij në filmat “The Equalizer” mblodhi 20 milionë dollarë, Leonardo DiCaprio për filmin “Killers of the Flower Moon”, u pagua me 30 milionë dollarë dhe Tom Cruise, i cili renditet si aktori më i paguar ndonjëherë me 100 milionë dollarë për “Top Gun: Maverick”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore