Kulturë

Margariti: “Tirana tashmë ka hyrë në shekullin e dytë të të qenurit kryeqytet”


 Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka uruar 101 vjetorin e Tiranës kryeqytet, duke shpërndarë disa fotografi nga Arkivi i Institutit të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore.

“Tirana tashmë ka hyrë në shekullin e dytë të të qenurit kryeqytet.
Në një kohë të zymtë, 101 vjet më parë, disa burra të urtë vendosën të shpallnin këtë qytet të shtrirë në një fushë rrëzë malit të Dajtit, si kryeqendrën e Shqipërisë, duke parë përtej asaj pamje të varfër që ofronte ai asokohe.
Sot Tirana është vendi që i mikpret të gjithë, ku mbivendosen kultura, një qytet gjithnjë e në rritje, që dikur do të shërbejë si një “muze” i gjallë i kësaj bashkëjetese.
Me po kthehemi pas në kohë” , shkruan ajo në Facebook.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore