Sport

Marcos Llorente nënshkruan edhe për gjashtë vite të tjera me Atletico-n


Marcos Llorente ka arritur marrëveshjen me Atletico Madrid-in, që do e mbajë në “Wanda Metropolitano” deri në vitin 2027.

I mbërritur te Atletico nga rivalët e Real Madrid-it në 2019, ai ka treguar gjithë potencialin e tij nën urdhërat e Diego Simeone-s, duke u bërë një nga lojtarët më të mirë të skuadrës.

30 milionë euro shpenzoi Atletico për të marrë shërbimet e Llorente-s, ndërsa aktualisht vlera e tij shkon rreth 80 milionë euro në tregun e transferimeve.

Përgjatë dy sezoneve me Atletico-n, 26-vjeçari është aktivizuar në 82 ndeshje. 18 gola dhe 18 asiste mbajnë emrin e tij në 82 ndeshjet ku ka luajtur.

Llorente përveç rolit të mesfushorit që ka, për Simeone-n ka qenë një xhol në skuadër, pasi është aktivizuar në 6-7 role të ndryshme në fushë, ku përfshihet edhe mbrojtës krahu dhe sulmues i dytë.

Spanjolli është kërkuar nga Manchester United, që ishin të gatshëm të paguanin një shumë të konsiderueshme për të, por për Simeone-n ai është i pashitshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore