Sport

Marcelo gati të largohet nga Real-i


Futbollisti brazilian i Real Madrid-it, Marcelo Vieira da Silva Junior-i, i njohur ndryshe si Marcelo është gati të largohet nga Madridi. Marcelo është futbollist i Real-it që nga viti 2007. Kohë kur u transferua nga ekipi i Fluminense-s. Sipas Bein Sports, ylli brazilian është gati t’i bashkohet skuadrës nga principata, Monaco-s.

Marcelo po preferohet gjithnjë e më pak nga tekniku Zinedine Zidane-i. Dy sezonet e fundit e ka humbur përballjen me francezin Ferland Mendy, për një vend në formacion.

Sezonin e shkuar regjistroi 23 paraqitje, në të gjitha kompeticionet. Në sezonin aktual ka arritur të ketë shtatë prezenca në total.

Rivali i tij për vendin në formacion Mendy, sezonin e shkuar regjistroi 30 paraqitje në total. Në sezonin aktual, deri më tani ka 21 paraqitje.

Marcelo ka një kontratë që skadon në fundin e qeshorit 2022. Braziliani nuk po kalon kohë të lumtur te Real-i dhe në Monaco shpreson të gjejë formën dhe minutat që i mungojnë në Madrid.

Pas 15 sezonesh dhe 22 trofeve, braziliani është gati të lërë Real-in. Katër Liga Kampionësh, tre Superkupa të Europës, katër Botëror Klubesh, pesë La Liga, dy Kupa të Spanjës dhe katër Superkupa të Spanjës. 516 ndeshje zyrtare, 38 gola dhe 99 asiste. Padiskutim Marcelo është një legjend e klubit madrilen./ AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore