Biznes

Marathon blen Bitcoin në vlerën e 150 milionë dollarëve


Kompania e prodhimit të kriptomonedhave, Marathon, ka blerë Bitcoin në vlerën e 150 milion dollarëve.

Drejtori i kompanisë, Merrick Okamoto, e ka cilësuar blerjen si një përshpejtim në transformimin e kompanisë së tij në një opsion investimi.

Industria e prodhimit të kriptomonedha po zhvillohet duke rritur përdorimin e pajisjeve të reja.

Përdorimi i pajisjeve të reja do të thotë më shumë fuqi prodhuese, e cila rezulton në më shumë Bitcoin për tregjet e kriptomonedhave.

Kompania rriti me 200 milionë dollarë kapitalin në fillim të janarit. Një javë më vonë, kompania shtoi kapitalin me 250 milionë dollarë të tjerë. Okamoto ka thënë se infuzionet e kapitalit do të ndihmojnë kompaninë për të financuar zgjerimet e biznesit.

Kompania nuk pritet të rrisë kapacitetin e saj prodhues në periudhë afatshkurtër.

Interesi për kriptomonedhën më të madhe në botë, Bitcoin u rrit vitin e kaluar.

Bitcoin shihet si një mbrojtje kundër inflacionit dhe një alternativë ndaj dollarit kur zhvlerësohet./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore