Lajme

Maqedonia e Veriut transferon tanket sovjetike T-72 në Ukrainë


Maqedonia e Veriut po i dorëzon Ukrainës tanket sovjetike T-72, të cilat planifikoi t’i çmontonte në vitet e ardhshme.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia serbe “RTS”.

Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut konfirmoi transferimin e tankeve T-72 në Ukrainë pasi pamjet e një kolone automjetesh u shfaqën në rrjetet sociale.

Mbrojtja maqedonase vuri në dukje se tanket ishin në shërbim në njësi, të cilat së shpejti do të shpërbëhen.

Vendimi për transferimin e tyre në Ukrainë u argumentua gjithashtu nga fakti se brenda pak vitesh kjo pajisje do të vjetërohet dhe ende duhet të zëvendësohet me ato moderne.

Nuk specifikohet se sa tanke janë transferuar në Ukrainë.

Në përgjithësi, me sa dihet, ushtria e Maqedonisë së Veriut ka në shërbim rreth 30 tanke T-72.

Një ditë më parë u bë e ditur për transferimin e tankeve PT-91 Twardy nga Polonia drejt Ukrainës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore