Rajoni

Maqedonia e Veriut shtyn furnizimin me vaksina nga Serbia


Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar të mërkurën, se vaksinat ndaj Covid-19 që duhej të mbërrinin nga Serbia ditën e enjte, është shtyrë për një ditë tjetër. Arsyeja e

“Ju informojmë se për shkak të nevojës për të harmonizuar dokumentacionin teknik në lidhje me shpërndarjen e vaksinave, ngjarja që u njoftua për nesër, 11 shkurt 2021 (e enjte), në vendkalimin kufitar Tabanovc shtyhet për një datë tjetër në ditët e ardhshme”, deklaron Qeveria maqedonase.

Pak ditë më parë, u paralajmërua që vaksinat nga Serbia do të mbërrinin në Maqedoninë e Veriut me datë 11 shkurt.

Serbia do t’i jepte Maqedonisë së Veriut, 8 mijë vaksina, me të njëjtën pagesë që i ka marrë vetë ajo, pa llogaritur transportin dhe shpenzimet e tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore