Lajme

Maqedonia e Veriut: Pesë persona të arrestuar në protestë


Protesta ne Shkup

Gjatë protestës të së enjtes, pesë persona janë arrestuar në Shkup për shkak të hedhjes së sendeve të forta në objektin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

“Deri në orën 16:30 janë arrestuar pesë persona të cilët kanë hedhur sende të forta në objektin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, raporton mediumi maqedonas Vecer.

“Janë ndaluar S.N. (44) nga Shkupi, D.K. (41) nga Shkupi, A.S. (30) nga fshati Bardovci, M.S. (26) nga Shkupi dhe B.C. (29) nga Konjari i Poshtëm”.

Protesta ne Maqedonine e Veriut kunder propozimit francez

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, të enjten e 14 korrikut u mbajt seanca e 80-të, në të cilën mbajti fjalim edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Qytetarët, të përkrahur nga opozita po vazhdojnë të kundërshtojnë propozimin francez i cili parasheh zgjidhjen e kontestit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të cilës mund t’i hapet rruga për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore