Lajme

Maqedonia e Veriut miraton pakon e pestë ekonomike, prej 160 milionë eurosh


Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar paketën e pestë të ndihmës ekonomike në kohë pandemie.

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se kjo paketë ka një vlerë prej 160 milionë eurosh, prej të cilave 91.7 milionë euro janë shpenzime të drejpërdrejta buxhetore.

Ai shtoi se qeveria ka përgatitur katër skema për shpërndarjen e kësaj ndihme.

Skema e parë parashikon financim direkt të kompanive me qëllim ruajtjen e vendeve të punës. Këtu përfshihn sektori i turizmit, artizanati, hoteleria, transporti dhe industria.

Në skemën e dytë përfshihet ndihma financiare për likuidimin e sektorit privat me kredi pa normë interesi për ruajtjen dhe rritjen e numrit të punonjëzve. Gjithashtu nxitje dhe rritje të zhvillimit të kompanive.

“Kjo skemë kap vlerën prëj 650 milionë denarë. Aplikimi për kredi do të bëhet nëpërmjet Bankës Zhvillimore të MV-së, gjatë vitit 2021”, deklaroi Zaev.

Skema e tretë ka të bëje me uljen e tatimit parafiskal dhe lehtësim në tatime.

E fundit dhe më e rëndësishmja, sipas Zaev, ka të bëjë me ndihmën direkte për qytetarët që janë prekur nga pandemia.

Zëvëndëskryeministri për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi, dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, prezantuan më në detaje këtë paketë shpërndarjeje për ndihmë ekonomike.

“Skema e parë kap vlerën prej 1 miliardë e 927 milionë denarë, për 60 mijë punonjës. Në këtë skemë përfshihen muaji shkurt dhe mars”, deklaruan ata për mediat.

“Kjo paketë përmban vlerën prej 14 mijë e 500-21 mijë e 776 denarë për subvencionim të pagave mesatare”, e mbylli Zaev.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore