Rajoni

Maqedonia e Veriut: 37 të infektuar dhe asnjë viktimë nga COVID-19


Ilustrimi i fotografise

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 37 persona të infektuar më virusin COVID-19, nga gjithsejtë 4 mijë e 264 testime të realizuara.

Instituti i Shëndetit Publik maqedonas sipas njoftimit thuhet se nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Ndërsa, janë shëruar gjithsejtë 10 pacientë.

Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë thonë se që nga fillimi i epidemisë me COVID-19 janë infektuar 156 mijë e 54 qytetarë.

Kurse, janë shëruar gjithsejtë 150 mijë e 273 persona.

Betejën me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut e kanë humbur 5 mijë e 489 persona.

Aktualisht raste aktive me COVID-19 janë 292.

Kurse të vaksinuar me dozën e dytë anti-Covid-19 deri më tani janë 818 mijë 295 persona.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore