Lajme

Maqedonia e Veriut: 31 të vdekur e 1 mijë 493 raste të reja me COVID-19


Shkup

Maqedonia e Veriut po përjeton një valë të ashpër të virusit COVID-19 dhe vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 31 persona, derisa janë regjistruar 1 mijë e 493 raste të reja.

Nga ky numër 191 janë ri-infektime me virus.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, janë kryer 4 mijë e 986 testime për COVID-19.

Janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 652 pacientë të rikuperuar brenda 24 orëve të fundit.

Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 12 mijë e 764.

Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 808 mijë e 496 testime të COVID-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 275 mijë e 637 pacientë, ndërsa të shëruar 254 mijë e 340, kurse vdekje 8 mijë e 533.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore