Lajme

Maqedonia e Veriut: 30 të vdekur e 572 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 30 persona e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, dhe janë regjistruar 572 raste të reja.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së MV-së, janë kryer 4 mijë e 511 testime për COVID-19, ndërsa janë shëruar gjithsejtë 694 pacientë.

Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 12 mijë e 893.

Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë së Veriut ka informuar për situatën me pandemike në vend në periudhën nga 06 shtatori deri më 12 shtator.

Sipas raportit thuhet se të infektuarit i përkasin të gjitha grupmoshave.

Grup mosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç (29.4%).

Numri më i ulët është regjistruar në grupmoshën 0-9 vjeç (2.7%).

Ilustrim

Krahasuar me javën e kaluar, ka një rënie të numrit të personave të infektuar në pothuajse të gjitha grupmoshat, me rënien më të madhe në grupmoshën 20-29 vjeç (me 40.1% më pak në krahasim me javën e mëparshme), dhe në grupmosha 0-9 vjeç ka një rritje prej 11.8% në krahasim me javën e kaluar thuhet në raport.

Gjatë javës së kaluar, u raportuan gjithsej 31 ri-infeksione, një rënie prej 13.9% në krahasim me javën e kaluar.

Ndërsa brenda kësaj periudhe kohore kanë vdekur gjithsejtë 142 persona.

Shumica e të vdekurve (74.6%) i përkasin grup-moshës mbi 60 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë maqedonase gjithashtu ka publikuar analizën e të vaksinuarve, nga rastet pozitive me Covid-19, në periudhën nga 6 gusht deri më 9 shtator.

Sipas statistikave për pesë javët e fundit thuhet se 80% e atë të infektuarve me Covid-19 nuk ishin të vaksinuar.

Ndërsa përqindja e personave të shtruar në spital që nuk ishin të vaksinuar ishte 84%, kurse vetëm 16% e të gjithë pacientëve të shtruar aktualisht janë të vaksinuar me dy dozat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore