Lajme

Maqedonia e Veriut: 17 të vdekur e 554 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 17 persona e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, dhe janë regjistruar 554 raste të reja.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së MV-së, janë kryer 4 mijë e 72 testime për COVID-19, ndërsa janë shëruar gjithsejtë 891 pacientë.

Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 12 mijë e 433.

Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 258 mijë e 133 testime të Covid-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në MK që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 187 mijë e 622 pacientë, ndërsa të shëruar 168 mijë e 700, kurse vdekje 6 mijë e 489.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore