Lajme

Maqedonia e Veriut: 15 të vdekur e 2 mijë e 19 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 15 persona e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, dhe janë regjistruar 2 mijë e 19 raste të reja. Nga 2 mijë e 19 rastet, 254 janë ri-infektuar, ndërsa dy ri-infektim i dytë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, janë kryer 6 mijë e 119 testime për COVID-19.

Janë regjistruar gjithsej 973 pacientë të rikuperuar brenda 24 orëve të fundit.

Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 21 mijë e 883.

Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 762 mijë e 45 testime të COVID-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në MK që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 261 mijë e 347 pacientë, ndërsa të shëruar 231 mijë e 347, kurse vdekje 8 mijë e 285.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore