Lajme

Maqedonia e Veriut: 14 të vdekur e 490 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 14 persona e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, dhe janë regjistruar 490 raste të reja.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së MV-së, janë kryer 3 mijë e 73 testime për COVID-19, ndërsa janë shëruar gjithsejtë 201 pacientë.

Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 5 mijë e 974.

Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 354 mijë e 533 testime të Covid-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në MK që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 198 mijë e 646 pacientë, ndërsa të shëruar 185 mijë 660, kurse vdekje 7 mijë e 12.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore