Lajme

Maqedonia e Veriut: 12 të vdekur e 434 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 12 persona e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, dhe janë regjistruar 434 raste të reja.

Ndërsa sipas Regjistrit të personave të vdekur të diagnostifikuar me COVID-19 nga Termini Im, janë raportuar edhe 7 të vdekur me datë 15.10.2021 deri më 20.11.2021.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së MV-së, janë kryer 3 mijë e 26 testime për COVID-19, ndërsa janë shëruar gjithsejtë 421 pacientë.

Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 8 mijë e 283.

Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 461 mijë e 757 testime të Covid-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në MK që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 214 mijë e 213 pacientë, ndërsa të shëruar 198 mijë 419, kurse vdekje 7 mijë e 511.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore