Lajme

Maqedonia e Veriut: 10 të vdekur e 1 mijë 500 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Maqedonia e Veriut po përjeton një valë të ashpër të virusit COVID-19 dhe vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 10 persona, derisa janë regjistruar 1 mijë e 500 raste të reja.

Nga ky numër 195 janë ri-infektime me virus.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, janë kryer 5 mijë e 693 testime për COVID-19.

Janë regjistruar gjithsej 522 pacientë të rikuperuar brenda 24 orëve të fundit.

Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 13 mijë e 726.

Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 814 mijë e 187 testime të COVID-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 277 mijë e 137 pacientë, ndërsa të shëruar 254 mijë e 862, kurse vdekje 8 mijë e 549.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore