Lajme

Maqedoni: Nis procedura e dokumenteve personale me emrin e ri të shtetit


Në Maqedoninë e Veriut ka filluar procedura për dokumente personale dygjuhësore me emrin e ri të shtetit.

Qeveria ka dërguar te deputetët tekste të ndryshimeve ligjore, me të cilat do të konfirmohet detyrimi që letërnjoftimet, patentat, pasaportat dhe dokumentat e tjera do të shtypen në dy gjuhë, me emrin e ri të shtetit.

“Qeveria ka miratuar tekstet e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për pasaportat e shtetasve të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në njoftim e Qeverisë.

Ata kanë lajmëruar edhe zëvendësimin e dokumenteve ekzistuese të udhëtimit, të cilat përmbajnë mbishkrimin ‘Republika e Maqedonisë’, me dokumente të reja udhëtimi me emrin e ri kushtetues të vendit.

Këto propozim-ndryshime do të dorëzohen për miratim në Kuvend, me procedurë të rregullt./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore