Shqipëria

Manastirliu-Soreca, drejt finalizimit të marrëveshjes për vaksinat anti-Covid


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë një vizitë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), së bashku me ambasadorin Luigji Soreca, deklaruan se së shpejti do të finalizohet marrëveshja me Bashkimin Evropian (BE), për rritjen e mëtejshme të dozave të vaksinës.

“Së bashku ne po negociojmë për një marrëveshje, për një grant prej më shumë se 11 milionë eurosh për vaksinat. Për pajisjet për të shpërndarë vaksinat, por gjithashtu dhe blerjen e vaksinave. Shpresoj që ta nënshkruajmë këtë marrëveshje në ditët në vijim”, u shpreh Soreca.

Manastirliu dhe Soreca, morën pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes së re të skanerit të avancuar pranë QSTUT-së. Kjo pajisje spitalore ishte pjesë e paketës mbështetëse nga BE-ja.

Manastriliu falënderoi Soreca-n dhe BE-në për ndihmën që i kanë dhënë Shqipërisë edhe pse në kohë pandemie ku qarkullimi i eksportit ka qenë i vështirë në të gjithë botën.

“Me investimet e qeverisë shqiptare dhe mbështetjen e partnerëve, është dyfishuar flota e aparaturave jetëshpëtuese në spitale. BE-ja, ka ndihmuar për pajisje mjekësore si monitorë, respiratorë, autoambulanca, grafi dhe kjo është mbështetja e tetë në këtë vit pandemie e për spitalet COVID si dhe spitalet rajonale në vend”, e mbylli Manastirliu.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore